Katër vite larg aktrimit, Jolie tregon vështirësitë kur u rikthye
Për 4 vite me radhë aktorja hollivudiane Angelina Jolie qëndroi larg aktrimit dhe padyshim për të ka qenë një nga momentet më të vështira, por më shumë duket se ka qenë rikthimi.
Së fundmi ajo ka realizuar një intervistë për “People” ku është shprehur se si e ka përjetuar çastin kur i është rikthyer kinemasë me “Maleficent”.
“Ishte një kohë e ashpër. U riktheva pas disa vitesh të vështira dhe nuk ndihesha shumë e fortë. Në fakt ndihesha e dërrmuar shpirtërisht. Mu desh pak kohë sa të ndieja sërish fuqinë e ‘Maleficent’”,- ka thënë Jolie.
Asokohe aktorja ishte në proces ndarje nga aktori i njohur Brad Pitt. Gjithashtu gjatë rrëfimit të saj për ‘People’ ajo ka treguar se asnjë nga fëmijët e saj nuk dëshiron të bëhet aktor:
“Askush nga fëmijët e mi nuk do të bëhet aktor. Atyre ju pëlqen biznesi, punët humanitare dhe gjëra si këto”,-përfundon Jolie