Katie Holmes thyen heshtjen rreth thashethemeve të ndarjes me Jamie Foxx

Katie Holmes ka mohuar raportimet se i ka dhënë fund marrëdhënies 5-vjeçare me Jamie Foxx.

Çifti thuhet se janë ndarë për shkak se nuk kishin besim tek njëri-tjetri.

Por një përfaqësues i aktores hodhi poshtë raportet, duke thënë se historia është 100% e pavërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komenti që vjen nga Leslie Sloane është hera e parë që marrëdhënia e tyre komentohet zyrtarisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Katie dhe Jamie raportohet se janë në një romancë që nga viti 2015.

Fotot e çiftit të aktorëve  së bashku u publikuan nga TMZ në shtatorin e vitit të kaluar duke konfirmuar lidhjen e tyre.

Më pas ata u shfaqën në Clive Davis dhe në Recording Academy Pre-GRAMMY Gala në janar.

Ata besohet se janë takuar në një festë në Neë York në vitin 2013, rreth 1 vit pasi Holmes u divorcua nga Tom Cruise.

Holmes u nda nga Cruise, me të cilin ka edhe një vajzë, Suri, pas gjashtë vitesh martese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?