Katy Perry bëhet gati për festa, vishet si një pemë Krishtlindjesh

Katy Perry ka hapur zyrtarisht festën e Krishtlindjeve. Ylli i pop-it ka treguar në rrjetet sociale veshjen e saj të festave, një kostum i madh prej peme Krishtlindjesh, me shumë topa, drita dhe zbukurime të ndryshme. ‘Përse të presim një pemë kur ti mund të jesh pema?, ka komentuar këngëtarja në një klip të publikuar në rrjetin social Instagram.

Një skenë zbavitëse për të njoftuar pjesëmarrjen e saj në karaoken televizive Disney Christmas Singalong ( që është transmetuar në Abc). Për këtë event janë mbledhur virtualisht yje nga e gjithë bota, që i kanë dhënë jetë një playliste ekskluzive Krishtlindjesh.

Perry për këtë event ka interpretuar në notat e hititi të saj “Cozy Little Christmas” dhe të Bing Crosby “I’ll Be Home for Christmas”. Andrea Bocelli ka kënduar ‘Silent Night’, ndërsa BTS versionin e tyre të “Santa Claus Is Comin’ To Town”.

Mes shumë artistëve që kanë marrë pjesë në ketë event kanë qenë edhe Michael Bublé (“It’s Beginning to Look a Lot Like Christmas”), P!NK me vajzën Willow (të cilat kanë kënduar së bashku “The Christmas Song”), Ciara (“Rockin’ Around the Christmas Tree”), Chloe x Halle “Do You Want to Build a Snowman?”) e Adam Lambert (“Have Yourself a Merry Little Christmas”). “Do You Want to Build a Snoëman?”) e Adam Lambert (“Have Yourself a Merry Little Christmas”).

SHKARKO APP