Katy Perry bëhet nënë për herë të parë dhe zbulon emrin e veçantë të vogëlushes
Këngëtarja e famshme, Katy Perry, është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, Orlando Bloom kanë pritur vajzën e tyre, të cilën kanë vendosur ta quajnë Daisy Dove Bloom. “Ne jemi të mbushur me dashuri dhe befasi nga ardhja e sigurt dhe e shëndetshme e vajzës sonë.
Por ne e dimë që jemi me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje aq të qetë sa ishte e jona”, u shprehën ata teksa dhanë lajmin për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë.
Pas një romance disavjeçare, dyshja tashmë mund të shijojnë vajzën e tyre. Kujtojmë se Bloom ka edhe një djalë 9-vjeç nga martesa e tij e parë me Miranda Kerr.
https://www.instagram.com/p/CEYmtQInzo9/