Katy Perry i dhuron puthjen e parë një djaloshi 20-vjeçar (Video)
Një konkurent në “American Idol” gjatë prezantimit të tij në konkurs tregoi se nuk ka qenë asnjëherë në një marrëdhënie me një femër dhe se ende nuk e kishte dhënë puthjen e parë. Trajnerët u shokuan nga kjo deklaratë e Benjamin Glaze dhe Katy Perry menjëherë u hodh në aksion për t’i bërë “nderin e madh”. Ajo i tha 20-vjeçarit se kishte ndër mend ta puthte dhe këmbënguli që ai të afrohej. Teksa po bënin shaka me djaloshin, këngëtarja e famshme arriti t’i rrëmbejë një puthje në buzë duke e vënë atë në siklet. Më vonë gjatë një interviste për “New York Times”, Benjamin u shpreh se nuk ishte i lumtur nga kjo situate, pasi ai po e ruante puthjen e parë për të dashurën e parë dhe ky duhet të ishte një moment shumë i veçantë për të. Ai nuk ndjen asnjë privilegj që puthjen e parë ia dhuroi një dive si, Katy Perry. Nëse do të mund ta kthente kohën pas, Benjamin Glaze nuk do të lejonte që Katy t’i bënte presion për ta puthur dhe sa i përket kësaj ngjarjeje ai është penduar që e lejoi të ndodhte.