Katy Perry, viktimë e rrjeteve sociale

Ajo shpesh dokumenton ngjarjet e saj më të reja, netët jashtë dhe turnet, për miliona ndjekësit e saj. Por Katy Perry pohon se ajo është një “viktimë” e mediave sociale, për shkak të presionit të shoqërisë për të ndarë çdo gjë në internet. Duke folur për “Refinery29”, 33-vjeçarja shpjegoi se si Instagram dhe Twitter po përfaqësojnë “rënien e qytetërimit” dhe u kërkoi fansave të saj të mos kujdesen për mediat sociale dhe në vend të kësaj të jetojnë jetën. Duke folur për nocionin e ndarjes së fotografive dhe videove nga netët e ndryshme, ajo shpjegoi: “Është e vështirë, sepse nuk do të kujdesem për këtë dhe do të jetoj vetëm jetën time. Blejmë rroba dhe produkte ose shkojmë diku vetëm për të treguar foto apo video dhe kjo nuk është mirë për ne si një shoqëri. Unë mendoj se kjo tregon rënie të civilizimit, sepse po shkojmë drejt një lidhjeje ekstreme me internetin”. Ajo vazhdoi të pohonte se ajo dhe shumë të tjerë duhet të gjejnë një të mesme të lumtur dhe të luftojnë dëshirën për të dokumentuar çdo veprim online. Ajo shtoi: “Duhet të gjejmë një ekuilibër dhe unë po përpiqem të gjej balancin tim personal me të, sepse jam po aq viktimë sa të gjithë të tjerët”.

SHKARKO APP