Kë pëlqen nga PS? Kërpaçi: Kafe po pija me Arta Daden

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Kripë dhe Piper” me Alfion dhe Indritin. Jo më kot stafi zgjodhi miell dhe vezë pas ngjarjes së Parlamentit, ku opozita i hodhi miell Ramës.

Por ajo u përgjigj me një batutë duke thënë se: “Është praktikuar kohë më parë që në shtëpi”. Floida foli për jetën e saj private, studimet e larta për mjekësi dhe gjithashtu tregoi si është bërë pjesë e politikës që kur ka qenë gjimnaziste nga dëshira e saj për të sjell një frymë të re.

Veç angazhimeve të shumta, 23 vjeçarja duket se ka gjetur kohën dhe për të gatuar tagliatelle të freskëta me domate. Edhe pse është pjesë e një partie tjetër politike, ajo rrëfeu se me shumë qejf do të pinte një kafe me Arta Daden për të cilën ka simpati dhe respekt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?