Kejsi Tola, një kukull në muzeun ”ABBA” në Stockholm (FOTO)
Përmes një postimi në Insta Story, Kejsi Tola ka ndarë me ndjekësit një foto nga muzeu “ABBA: The Museum” në Stockholm, ku dallohen dy kukulla në miniaturë, të frymëzuara nga performaca e saj në “Eurovision Song Contest-2009”.
Pas fitores së “Etheve”, siç ju kujtohet, Kejsi Tola përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion që u mbajt në Moskë me këngën “Carry Me In Your Dreams”, të kompozuar nga Edmond Zhulali dhe Agim Doçi. Pas performancës së saj në “Stockholm Olympic Stadium”.
Kejsi ka vizituar “ABBA: The Museum”, një ekspozitë interaktive suedeze rreth grupit të famshëm ABBA, të hapur për herë të parë në maj të vitit 2013.
https://www.instagram.com/p/BmAs3HvDiKG/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

KOHA JONË SONDAZH

