Kendall shkon në dasmë dhe interneti po e kryqëzon (FOTO)
Kendall Jenner ishte e ftuar tek dasma e një prej mikeshave të saj, Lauren Perez, ku shkoi e shoqëruar bashkë me Hailey Bieber dhe Bella Hadid. Veshja e saj mërziti shumë njerëz rreth e përqark internetit.
Një pjesë e mirë e tyre, e panë zgjedhjen e saj si mungesë të theksuar etike ndaj eventit. Dihet botërisht, që ditën e dasmës është nusja ajo që duhet të marrë vëmendjen maksimale, por s’jemi dhe aq të sigurtë nëse njëra prej të ftuarave është Kendall Jenner.
Veshja e Kendall është komentuar si mungesë totale respekti për vajzën që martohej duke qenë se të çarat ekstravagante të fustanit, tërheqin dyfish vëmendje në trupin e saj.