Këndoi me pornostaren greke të stampuar në fustan, Irini Qirjako rrëfen situatën

Irini Qirjako ka shpjeguar situatën e sikletshme që ka përjetuar kur është komentuar për veshjen e një fustani që kishte të stampuar pornostaren greke në pjesën e parme të tij.

E ftuar në “E diell”, Qiriajo u pyet për këtë fustan të veshur gjatë klipit të këngës me titull “Nuse moj sorkadhe” dhe tha se nuk dinte gjë se kush ishte vajza e stampuar.

Ajo shtoi më tej se fustanet i merr gjithmonë në Greqi. Konkretisht, ky fustan i kishte pëlqyer, e kishte marrë pa e ditur se cila ishte vajza në fjalë. kur ia kishin treguar, ishte shumë vonë, pasi klipi kishte dalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fustanet për këngët i marr gjithmonë në Greqi. E pashë fustanin, më pëlqeu, e mora dhe nuk më tha gjë njeri. Edhe kur bëra xhirimet asnjë nuk më tha, më vonë kuptova kush ishte”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?