Kënga Magjike 2016: Fituesja është një femër
Janë mbyllur netët gjysmëfinale të festivalit ‘Kënga Magjike 2016”, në Pallatin e Kongreseve, por ndryshe nga vitet e tjera këtë vit artistëve Big u janë shtuar edhe emrat e të rinjve që kanë kaluar të gjitha fazat e seleksionimit nga juria e profesionistëve.
Por si gjithmonë edhe këtë edicion pika nevralgjike e kësaj gare është votimi, dhe dilema e madhe e konkurrentëve nëse do të votojnë si artisti për artistin apo si miku për mikun.
Por sipas burimeve të gazetës Panorama brenda festivalit , flitet se këngëtarët në garë kanë votuar për dy balada, pikërisht për Nëntori të Arilena Arës dhe ‘Ma thuaj ti” të Rozana Radit. Gjithsesi kjo garë ështtë e paparashikueshme , ndaj le të shohim se kush do të triumfojë sonte në finalen e madhe.