Kënga Magjike/ Rovena Stefës nuk i del inati, zbulon këngëtarët që e votuan me 0 pikë

Para votimit në natën finale të Këngës Magjike, gjatë dhe në fund të tij, producenti Ardit Gjebrea paralajmëroi të gjithë të ishin të kujdesshëm sidomos ndaj ngjyrës blu, që tregonte se këngëtarët votoheshin me zero pikë. Nga sa u kuptua, u praktikua nga shumë këngëtarë, madje edhe për ata, kënga e të cilëve ishte pretendente për çmim dhe ndër më të vlerësuarat. Siç u mësua, këngëtari i fundit, Franc Koruni, këngën e Elhaida Danit, një prej më të vlerësuarave, e votoi me zero pikë.
Rovena Stefa, e cila nuk arriti të ishte në finalen e Këngës Magjike, dje, pak orë para finales, zbuloi votat e veta, duke thënë se ishte përpjekur të tregohej e drejtë në gjykim dhe profesioniste, ndërsa sot, pasi pa votimin e hapur të kolegëve për këngën e saj, postoi votimet e disa artistëve që këngën e saj e vlerësuan me zero pikë.

rovena-stefa
Postimi i plotë
“Elhaida, Endri&Stefi, Samanta, Fifi, Stresi, Mentori e shume te tjere qe nuk mbaroj deri neser duke i permendur, kane Votuar me 0 Pike Kengen time, por dhe shume te tjera brenda Kengeve Fituese ne menyre qe keta vete te dilnin ne krye, duke shtypur te tjeret. Vetem 70 pike mungonin qe une te isha ne finale dhe jane pikerisht piket qe mungojne nga keta me siper. Ju i pate votat e mia per 5 vendet e para qe mbreme u shpallen ne krye. Po te njejtet keta e vleresuan Rovin me 0, te njejten Rovene, qe u nominua ne finalen e mbremshme nga vete Stafi i Kenges Magjike me cmimin e interpretimit. Flm te gjitheve qe paten kaq frike nga une, e keni treguar veten te dobet dhe aspak artiste siç pretendoni qe jeni! Ne fund te fundit Populli e Di. Pune te mbare ne Pazare te tjera! P.S. Ngjyra Blu tregon qe votimi eshte 0.”

SHKARKO APP