Kënga që të bën milioner dhe pas 23 vjetësh (VIDEO)
Është shndërruar në një një himn të festave të fundvitit sidomos të Krishtlindjeve, për më shumë se dy dekada. Por pak njerëz e dinë sa para ka fituar gjatë këtyre viteve Mariah Carey në sajë të këngës më të dëgjuar gjatë festave “All I Want for Christmas is You”.
Sipas ekspertëve, që prej vitit 1994, kur kënga u publikua për herë të parë, vetëm prej saj dhe përsëritjeve të zakonshme gjatë festave, këngëtarja amerikane ka fituar mbi 60 milionë euro.
Gazeta britanike “The Economist”, shkruan se përfitimet i kanë ardhur nga shitjet e albumeve apo edhe të drejtatve të transmetimit në të paktën 30 vende të botës. Sipas rrjetit Spotify, hiti i Mariah Carey është mes 13 këngëve më të dëgjuara gjatë Krishtlindjeve ndërsa ka mbi 400 milionë klikime në Youtube.
48-vjeçarja është një prej artisteve më të preferuara në të gjithë botën, ku ka mbi 200 milionë albume të shitura.