“Këngë si Nirvana”, 27-vjet nga vdekja e Kurt Cobain, inteligjenca artificiale bën melodi të re

Që nga vdekja e Kurt Cobain në 1994, adhuruesit e Nirvana-s kanë hedhur hipoteza në lidhje me muzikën që ai do të kishte bërë sikur të kishte jetuar.

Kësaj pyetje me sa duket i ka dhënë përgjigje një organizatë e cila ka krijuar një këngë “të re” duke përdorur softuer të inteligjencës artificiale.

Përveç vokalit të frontmanit të bandës së Nirvana, Eric Hogan, krijuesit e këngës thonë se gjithçka nga kthesat e frazës te performanca e kitarës, është punë e kompjuterëve.

Synimi i tyre është të tërheqin vëmendjen për tragjedinë e vdekjes së Cobain nga vetëvrasja dhe muzikantët  të japin ndihmë për të luftuar depresionin.

Melodia, e titulluar “Drowned in the Sun”, është pjesë e “Lost Tapes of the 27 Club”, një projekt që përfshin këngë të shkruara dhe të kryera kryesisht nga softueret në stilet e muzikantëve të tjerë që vdiqën në moshën 27 vjeçare: Jimi Hendrix, Jim Morrison dhe Amy Whinehouse.

Softueri analizon deri në 30 këngë nga secili artist dhe studiojnë me imtësi meloditë vokale, ndryshimet e akordeve, riffet dhe solot e kitarës dhe tekstet e këngëve për të krijuar kompozimet  “e reja”.

Projekti është puna e Over the Bridge, një organizatë e Torontos që ndihmon anëtarët e industrisë së muzikës që luftojnë me sëmundjet mendore.

SHKARKO APP