“Këngë varrimi”, Robert Berisha “sulmon” publikisht Elvanën dhe Arilenën

Moderatori Eni Shehu çdo të hënë sjell në ekranin e TVSH, “Aperi Fest”.

Ky program i është kushtuar të gjithë artistëve që do të marrin pjesë në Festivalin e 58 në RTSH.

Këtë të hënë ishte i ftuar këngëtari Robert Berisha i cili merr pjesë në këtë festival më këngën “Ajo nuk është unë”.

Roberti foli si për jetën e tij private por edhe për këngët e artistëve të tjerë.

Por ajo që habiti më shumë ishin ajo çfarë mendonte për këngën e Arilena Arës dhe Elvana Gjatës.

“I kam dëgjuar dhe këngën e Arilenës dhe të Elvanës ishin këngë për varrime, kur të vdes dikush. I kam kolege me vjen keq. Kënga që më pëlqeu si vijë melodike ishte e Kastro Zizos dhe Era Rusit.”

“Çfarë nuk të pëlqeu tek këngë e Elvanës” ishte pyetja e moderatorit.

“Elvana gjithmonë ka pasur këngë të bukura.Nuk mu duk se i flen kjo këngë Elvanës. Duke folur si muzikant thjesht nuk më pëlqen”, u shpreh Roberti.

YouTube player

SHKARKO APP