Këngën e re të Taynës nuk e këndoni dot pa kërcyer (VIDEO)

Në fund të korrikut, u raportua se Tayna kishte në plan një bashkëpunim me dyshen më në zë të hip hopit vendas, Mc Kresha dhe Lyrical Son. Mesa duket, kënga jo vetëm që ishte në plan, por ishte drejt përfundimit sepse u publikua pak orë më parë në YouTube.

Quhet “Pasite” dhe përveç melodisë fiksuese, shoqërohet edhe me një kërcim në pjesën e refrenit. Mendoni për kërcimin e Gjikos te “Bugatti,” diçka e përngjashme është dhe kjo. Kur treshja thotë “pasite” dhjetëra herë njëra pas tjetrës, thjesht lëvizin krahët nga e majta në të djathtë.

Tayna duket fantastike, si gjithmonë. Në dy skenat e videoklipit shfaqet një herë me një fustan të shkurtër e të ngushtë ngjyrë bojëqielli; e një herë me një këmishë të bardhë shoqëruar me çizme ushtarake. Ndërsa MC Kresha dhe Lyrical Son xhiruan me ç’u rastisi të kishin veshur atë ditë.

Tayna x Mc Kresha x Lyrical Son - Pasite

SHKARKO APP