Këngëtaret shqiptare pushtojnë “MTV VMA”, mungon Rita Ora
Depërtimi i këngëtareve shqiptare është tepër i dukshëm kohët e fundit.
Ava Max, Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë tre këngëtaret shqiptare që do të jenë pjesë e evenimentit gjigand muzikor këtë të diel, “MTV Video Music Awards”.
Bebe Rexha do të jetë në listën e emrave si të ftuar special që do të ngjitet në këtë skenë gjigande. Bebe do të prezantojë një prej çmimeve si dhe do të realizoj një performancë disa minutëshe me këngët e saj më të suksesshme.
Sakaq nga ana tjetër, Ava Max është nominuar për çmimin “Artistja depërtuese më e mirë e vitit“, ndërsa Dua Lipa është nonimuar jo pak, por 4 kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuele më të mira”.