Këngëtari hap restaurantin e tretë ku të pastrehët mund të ushqehen falas

Pas dy projekteve të suksesshme, këngëtari legjendar, Jon Bon Jovi, ka vazhduar me misionin e tij humanitar dhe së shpejti do ta hapë edhe restorantin e tretë, në të cilin njerëzit e varfër do të mund të ushqehen pa pagesë.

“Soul Kitchen” është emri i organizatës jofitimprurëse, me të cilën udhëheq Fondacioni JBJ i frontmenit të grupit “Bon Jovi” e që emërohet sipas inicialeve të emrit të tij.

Në ‘Soul Kitchen’ pjatat nuk kanë çmim, ndërsa ata që duan mund t’i lënë 20 dollarë donacion për punën e kuzhinës. Ata që nuk kanë para, siç janë të pastrehët, janë të mirëseardhur të ushqehen në restorant dhe të ndihmojnë si vullnetarë në kuzhinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bazë të ueb-faqes së restorantit, 51 për qind e ushqimeve që janë shërbyer deri më tani janë paguar përmes donacioneve.Pjesa tjetër prej 49 për qind është mbuluar nga puna vullnetare e njerëzve pa mjete financiare. Prandaj motoja e restorantit është: “Të gjithë janë të mirëseardhur në tavolinën tonë”.Restorantin e parë të këtij lloji, Bon Jovi e ka hapur në tetor të vitit 2011 në New Jersey, në qytetin e tij të lindjes, ndërsa restoranti i dytë është hapur në vitin 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Misioni jonë ka qenë gjithmonë që të ndikojmë në ndryshimet pozitive dhe t’i zgjidhim çështjet e urisë dhe të pastrehëve”, ka thënë në të kaluarën këngëtari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?