Këngëtari i njohur bëhet baba në moshën 74-vjeçare
Një djalë, i cili pretendon se është djali i këngëtarit të njohur, Julio Iglesias ka dërguar rezultatet e testit të AND-së në një gjykatë, sipas mediave spanjolle. Javier Sanchez Santos i tha gjykatës se mund të provonte që 74-vjeçari ishte djali i tij. Nëna e Sanchez, Maria Edite, paraqiti një padi atërore në vitin 1992, por u hodh poshtë për arsye proceduriale. Ajo pretendon të ketë pasur marrëdhënie të shkurtër me babain e Enrique Iglesias në vitin 1975, kur ai ishte i martuar me Isabel Preysler. Sanchez pretendon se testet tregojnë një probabilitet 99% se këngëtari është babai i tij. Testet u bazuan në mostrat e AND-së të gjetura në cigaret e përdorura nga 74-vjeçari. Ata u mblodhën nga një dedektiv privat në Miami, sipas avokatit të Sanchez. Përfaqësuesit ligjorë të Iglesias thuhet se kanë hedhur poshtë kërkesat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në mënyrë private. “Unë shpresoj se drejtësia është bërë, në një farë mënyre ndjej një lehtësim të madh sepse, pavarësisht se çfarë ndodh, ka prova që thonë se unë jam djali i Julio Iglesias”, tha Sanchez për mediat spanjolle. Iglesias është baba i 8 fëmijëve dhe ka qenë në qendër të titujve mbi historitë e dashurisë, si edhe ka shitur mbi 300 milionë albume gjatë një karriere që zgjati për dekada.