Këngëtari i njohur blen vilën e re 5 milionë dollarë
Këngëtari i njohur, Gary Barlow ka përgatitur një vilë luksoze ku mund të qetësohet pas përfundimit të turneut muzikor që po bën në Britaninë e Madhe.
Ai ka shpenzuar 5.08 milionë dollarë për ndërtesën e re, e cila është e pajisur me spa dhe pishinë shumë të madhe.
Shtëpia e tij e re është 1 milje larg bregut të qytetit të Los Anxheles. Këngëtari 47-vjeçar ka menduar dhe për tre fëmijët e tij duke marrë shtëpinë me 5 dhoma ku secili të ketë hapësirën e tij.
Pishina është tepër e madhe për të kënaqur gjithë familjen, ndërkohë që ka krijuar një vend sa herë dëshiron të bëjë mish të pjekur.
Karriera dhe sukseset e tij në muzikë e kanë ndihmuar për të realizuar këtë dëshirë duke marrë një vilë luksoze, që është në një ambient çlodhës për sytë dhe mendjen. Ngjyra që mbizotëron muret e shtëpisë është e bardha.

KOHA JONË SONDAZH

