Këngëtari i njohur i propozon të dashurës për martesë!

Reperi Chancelor Jonathan Bennett i njohur ndryshe edhe si Chance the Rapper i ka propozuar të dashurës, Kirsten Corley, gjatë një feste me miqtë ditën e djeshme me rastin e Pavarësisë së Amerikës.

Siç mund ta shihni edhe në video, 25-vjeçari ulet në gjunjë duke e pyetur: “Kirsten Katrina Corley, do të bëhesh gruaja ime?”

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.instagram.com/p/Bk03xVtF26d/?taken-by=theshaderoom

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi Znjsh.Corley tha “Po!”, çifti vazhdoi me festimet për ngjarjen e madhe.

Chance dhe Kirsten u lidhën në vitin 2013 dhe dy vite më vonë një vajzë iu bashkua familjes së tyre.

https://www.instagram.com/p/BjBVjvQh_OO/?utm_source=ig_embed

Reperi është konsideruar si një fenomen në muzikë për shkak të faktit se fitoi një Grammy për albumin më të mirë rep, “Coloring Book”, pa bashkëpunuar me ndonjë shtëpi diskografike të njohur apo këngëtarë të tjerë. Gjithashtu ai triumfoi edhe me 2 çmime te tjera si “Best New Artist” dhe “Best Rap Performance”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?