Këngëtari i njohur lë të kuptohet se është martuar në fshehtësi, tregon unazën në gisht (Foto)
Prej kohësh mediat kanë shkruar së këngëtari Ed Sheeran është martuar në mënyrë sekrete me partneren e tij, Cherry Seaborn por nga ana e çiftit nuk ka pasur asnjë deklaratë në lidhje me këtë.
Ndërsa ditën e djeshme gjatë një interviste për Access, 27-vjeçari ka lënë të kuptohet se është martuar në mënyrë të fshehtë. Gazetari e pyeti: “Si është puna me detajet e martesës? A e keni caktuar datën? E dini kur, e dini ku?”.
Në atë moment, Sheeran bëri një gjest në drejtim të një unaze ari në gishtin e unazës në dorën e majtë duke qeshur. “Në rregull! Kjo është e bukur! Urime miku im. Si e fshehe këtë”- I është drejtuar gazetari këngëtarit.
“Po ashtu është, unë nuk bëj asgjë publike”, ka thënë më tej këngëtari. Ndërsa kur gazetari i tha: “Kjo është e mrekullueshme”, Ed ia ktheu: “Faleminderit”.
KOHA JONË SONDAZH








