Këngëtari shqiptar do të bëhet baba, zbulon gjininë e fëmijës

Këngëtari i grupit NRG Band, Besnik Qaka ishte një prej VIP-ave, që mes shumë të tjerësh u martuan këtë verë. Pas dasmës me Lolitën, çifti njoftoi se ishte në pritje për t’u bërë prindër.

Nuk ka vonuar momenti kur këngëtari do të zbulonte gjininë e foshnjes, duke treguar se bashkëshortja do sjellë në jetë një vajzë.

Në një intervistë për Mirage, ai tha: “Lolita është 5 muajshe shtatzënë, por presim një cikë bukuroshe. Është ndjenjë e papërshkrueshme, nuk e kisha përjetuar kurrë këtë ndjenjë. Mezi po presim.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u pyet për emrin, Besniku nuk zbuloi asgjë, pasi nuk kanë vendosur ende.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?