Këngëtari shqiptar feston ditëlindjen, gruaja e surprizon me një dedikim të veçantë

Solisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka, ka qenë një emër mjaft i përfolur në media këtë vit.Ai i dha fund beqarisë në muajin shtator, duke kurorëzuar dashurinë e tij me martesë, me bukuroshen pejane, Lolita Begolli.

Ditën e djeshme Besniku ka festuar ditëlindjen e tij, ndërsa është befasuar me një surprizë të këndshme nga bashkëshortja. Lolita kishte përgatitur një tortë për më të dashurin e saj, në mbishkrimin e së cilës kishte shkruar:

“Urime dashuria ime”. Këtë surprizë këngëtari vendosi ta ndajë edhe me fansat përmes një videoje të publikuar në llogarinë personale në Instagram. Kujtojmë që çifti vitin e ardhshëm, pritet që të bëhen prindër për herë të pare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?