Këngëtari shqiptar i infektuar me COVID-19
Një tjetër personazh publik shqiptar ka rezultuar sot i infektuar me Covid-19.
Pasi ka bërë tamponin, këngëtari Art Abazi është konfirmuar pozitiv dhe këtë lajm e ka dhënë vetë për ndjekësit në rrjete sociale. Ai shkruan në Instastory se ka patur disa probleme serioze shëndetësore që në fund rezultoi të ishte virusi famëkeq.
Arti ka informuar ndjekësit se tashmë është shumë më mirë se dje dhe është izoluar në shtëpinë e tij.
Ai ka dashur të japë një mesazh për të gjithë personat që e ndjekin, duke i këshilluar të bëjnë sa më shumë kujdes për vete e familjen, duke respektuar rregullat dhe duke mbajtur maskat.