Këngëtari shqiptar ka një këshillë për Luanën: Hiq dorë, s’është muzika për ty
Luana Vjollca pa dyshim që është një ndër moderatoret më simpatiuke të ekranit shqiptar dhe pavarësisht përpjekjeve shteruese për t’u bërë pjesë e muzikës ajo vazhdon të vlerësohet vetëm si prezantuese.
Valon Shehu ka këshilluar prezantuesen e “Pa Limit” të merret me prezantimin, sepse nuk është këngëtare.
”Luana nuk është këngëtare. Bile edhe t’i thuash të këndojë ‘live’ këngën e saj nga fillimi deri në fund, nuk e bën dot. Për mua një këngëtar që nuk këndon dot këngën e vet nga fillimi në fund, nuk është këngëtar.
Nuk do të thotë që nuk është artiste, unë p.sh nuk prezantoj dot,” shprehu këngëtari qëndrimin e tij në fund të intervistës pë “Thumb”.
Ai bëri pjesë të kësaj liste edhe Morena Tarakun. Prej kohësh ish-miss Kosova i është futur muzikës, por sipas Valonit, më mirë ‘të qëndrojë në kuadrin e një seks-simboli’.