Këngëtari shqiptar pjesë e serialit turk? Ja çfarë roli do të ketë
Dikur ishte një këngëtar mjaft i pëlqyer nga të rinjtë, derisa vendosi të shkëputej nga muzika dhe të zhvendosej në Turqi. Bëhet fjalë për Bertan Asllanin, i cili së fundmi është bërë pjesë e serialit turk “Kimse Bilmez”. Në fakt ai nuk do të jetë aktor në telenovelë, por roli i tij është ai i kompozitorit. Ai ka krijuar muzikën e serialit, i cili shumë shpejt do të transmetohet edhe ne ekranin shqiptar të “Tring”. Ky projekt titullohet “Dashuri dhe sekrete” dhe aktorët kryesorë do të jenë Kerem Cem dhe Ozgu Kaya.