Këngëtari shqiptar pranon: Thellësisht i zhgënjyer nga Festivali i RTSH, nuk do marr pjesë më kurrë

Çdo fundvit RTSH organizon Festivalin e Këngës, ku marrin pjesë këngëtarë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova.

Një ndër këta këngëtarë ka qenë edhe Ylli Limani, i cili ka konkurruar vitin e kaluar me këngën “Shiu”, por duket se ka dalë i zhgënjyer nga ky festival.

Ylli ka qenë një ndër të ftuarit e emisionit “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën.  Ai është pyetur nga gazetarja, përse nuk ka marr pjesë sërish në “Festivalin e Këngës”.

“Nuk është që më ka lënë aq shije të mirë festivali i RTSH, unë po e deklaroj që në FRTSH nuk kam për të marrë kur pjesë, jo vetëm këtë herë por asnjëherë si këngëtar, Vetëm si tekstshkrues do marr”.- ka thënë  Ylli për mikrofonin e Thumb./Blitz.al/

©

SHKARKO APP