Këngëtari shqiptar revoltohet me atë që sheh në autostradë: Më mirë të isha i verbër
Një nga këngëtarët më të dashur për publikun, Flori Mumajesi është revoltuar me atë që ka parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Teksa po qarkullonte me makinë në autostradë, Flori Mumajesi është përballur me një panoramë aspak të këndshme për shkak të tharjes së palmave.
Prej kohësh opozita ka akuzuar qeverinë se me tharjen e palmave në autostradë shtetit i është shkaktuar një dëm prej rreth 600 milionë lekësh.
“Do preferoja të isha më mirë i verbër se sa të shikoja këto “palma”- ka shkruar këngëtari dhe kantautori Flori Mumajesi.