Këngëtari tregon pse i tha “JO” Rihannës: Po ua lë këtë djemve më të rinj

Pas katër vitesh mungesë në muzikë, Rihanna do të sjellë albumin e saj të shumëpritur, “R9”.

Rihanna ka preferuar që detajet mbi të ti mbajë sekret, megjithatë “People” ka mësuar se për njërën prej këngëve të albumit, ajo ka ftuar në bashkëpunim mes të tjerëve edhe këngëtarin e njohur xhamajkan, Shaggy, mirëpo, ky i fundit nuk ka pranuar ftesën.

Edhe pse duket e pabesueshme që dikush ta refuzojë Rihannën, Shaggy u shpreh se i tha jo ftesës së saj, pasi ai nuk kishte nevojë që të merrte pjesë në audicione.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka njerëz të mrekullueshëm të përfshirë në albumin e ri, por për veten time nuk mendoja se kisha nevojë të merrja pjesë në audicione. Po ja lë këtë djemve më të rinj.”- është shprehur këngëtari 51-vjeçar për gazetën “Daily Star”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy herë fitues i Grammyt, Shaggy ka bashkëpunuar edhe me Nicole Scherzinger, Janet Jackson dhe Sting, të cilët me siguri nuk i kanë kërkuar një veterani të muzikës të bëjë audicione.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?