Këngëtarja “demaskon” Alketën: E kishte për veten e saj ndoshta

Sara Bajraktari fitoi çmimin e tretë në “Festivalin e Këngës”. Kur Alketa prezantoi këngën e Sarës u shpreh: ‘Sara Bajraktari do të këndojë sonte për Ajrin që i mungon. Po të futemi nën lëkurën e një fëmije që jeton në dramën e dy prindërve të ndarë, mund të dëgjojmë këtë britmë artistike që thotë “Nuk kam ajër”. Këngëtarja e talentuar, teksa ka qenë e ftuar në “Rreze dielli”, ka hedhur dritë mbi këtë histori. Ajo zbuloi ndër të tjera se prindërit e saj nuk janë ndarë. “Prindërit e mi nuk janë të divorcuar. Kënga është vullnet i lirë, ajo këngë mund të merret edhe si këngë dashurie, për motrën, për vëllain. Prezantuesja e perceptoi në atë mënyrë. U duk sikur e kishte për mua, por e kishte për veten e saj ndoshta. Unë ngela e habitur, thashë ‘kur u divorcuan’. Jam habitur nga kjo gjë”.

SHKARKO APP