Këngëtarja e njohur shqiptare: Në dasmë kisha edhe burrin edhe dashnorin (Video)
Këngëtarja Aurela Gaçe njihet si një ndër artistet pa komplekse dhe që shpesh herë tërheq vëmendjen me deklaratat e saj.
Se fundmi Aurela ishte e ftuar në emisionin e Labit në Kosovë ku ka folur për shakanë që ka bërë kur u martua.
Siç tregon dhe vet këngëtarja, në një moment të dasmës së saj, ajo ka marrë mikrofonin dhe ka deklaruar se është nusja e vetme që e pranon hapur që në sallë ka dhe burrin dhe dashnorin.
Pas kësaj deklarate që ka habitur të ftuarit ka ardhur edhe sqarimi i nuses, ku shpjegon se e ka fjalën për Dashnor Dikon, kolegun e saj këngëtar.
/BW