Këngëtarja e njohur shqiptare: Sot do të isha në Zvicër duke mjelur lopën

Këngëtarja Rozana Radi e ftuar në “Why Not” të Roza Latit ka rrëfyer se është meritë e babait që qëndroi në Shqipëri pasi dëshironte të jetonte në Zvicër.

“Në Zvicër jetoja mirë, kisha shtëpinë time, nuk doja më të kthehesha sepse nuk po më ofronte gjë Shqipëria dhe vij për pushime për të parë familjarët.

Kisha dokumenta zvicerane dhe duhet ti vazhdoja. Erdhi dita për të ikur, kërkoja vizën po se gjeja askund.

Babi më thotë shko në ambasadë dhe deri sa të ribëhen konkuro për dramë.

Ndërkohë kishte folur në ambasadë dhe i kishte thënë mos i vazhdoni si procedura. I kishte bërë të gjitha gati, por nuk donte të mi bënte gjërat me detyrim”- tha Rozana.

Ndërkohë që priste dokumentat, fitoi konkurimin për dramë dhe qëndroipërgjithmonë në Shqipëri.

Duke ruajtur notat e humorit Rozana thotë që nëse i ati nuk do ndërhynte, ajo do ishte duke mjelë lopë andej pasi mbahet për këto lloj kafshësh.

SHKARKO APP