Këngëtarja e njohur tregon momentet e tmerrit, FNSH i shpëton jetën 4 artistëve
Situata e përmbytjeve në vendit tonë që prej ditës së djeshme u ka rrezikuar jetën edhe disa artistëve shqiptarë. Bëhet fjalë për këngëtaret e njohur Eranda Libohova, Kastriot Tusha dhe Kejsi Tola të cilët së bashku me artistin Zeqir Sulkuqi, të cilët kanë rrezikuar jetën në zonën e Dervenit në Fushë Krujë, ku u shemb ura.
Për fat të mirë forcat RENEA ndërhynë shpejt dhe në kohë për t’i larguar nga rreziku shëndoshë e mirë të gjithë artistët. Por pas kësaj ngjarje ka ardhur reagimi i parë i këngëtares Eranda Libohova. Në një postim në rrjetet sociale, Eranda shkruan për panikun që kishte ndjerë në ato momente.
/panorama