Këngëtarja e njohur zbulon problemin me çrregullimet mendore: Gjithmonë kam jetuar me…

Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka folur publikisht për çrregullimet e saj mendore, sepse vuan nga bipolariteti. Mariah ka treguar për revistën “People” se gjithmonë ka jetuar me frikë se dikush mund ta zbulonte dhe vetëm në vitin 2001 e kuptoi që kjo gjë po e shkatërronte dhe vendosi të merrte trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Image

Këngëtarja vuan nga shkalla e dytë e bipolaritetit. Ky çrregullim mendor zgjat fazat e depresionit si dhe shkakton nervozizëm, pagjumësi dhe hiperaktivitet. Megjithatë Carey ka thënë se ndihet shumë pozitive për të ardhmen duke qenë se tani po merr trajtimin e duhur. “Tani po marr medikamente që duken shumë të mira. Nuk më bëjnë të ndihem e lodhur apo e ngadaltë. Duke gjetur balancën e duhur është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëj”, – ka thënë ajo. Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve binjakë 6-vjeçar dhe ka një karrierë shumë të suksesshme ndërkombëtare në muzikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?