Këngëtarja i kushton këngë viktimave të Manchester-it (VIDEO)

Ariana Grande, pas sulmit terrorist në koncertin në Manchester, ka publikuar këngën e parë të titulluar ”No Tear Left to Cry”. Kënga i kushtohet 22 viktimave që humbën jetën në maj të 2017-ës dhe familjeve të tyre.

“No Tears Left to Cry” (S’më kanë mbetur më lotë) flet për frikën që duhet të kapërcejnë njerëzit në jetë, për mënyrën si duhet të ringrihen pas betejave të forta, atëherë kur lotët shterojnë dhe s’mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojnë përpara.

Shpërthimi në koncertin e turit “Dangerous Woman” ndodhi pothuajse menjëherë pasi Ariana Grande u largua nga skena, ku 22 njerëz mbetën të vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ariana Grande - no tears left to cry (Official Video)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?