Këngëtarja jonë e preferuar është zhdukur sepse është shtatzënë? (FOTO)

Kështu të paktën raporton website-i “Hollywood Life”, duke pretenduar se këngëtarja e famshme Beyonce është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Jay-Z. Shkak për këto deklarata janë fotot e reja që Beyonce publikoi për promovimin e  linjës së saj të veshjeve, Ivy Park, të cilat u fshinë menjëherë nga website-i i saj.

Në njërën prej tyre, diva e muzikës shihet e veshur me një bluzë të ngushtë ngjyrë kaki, e cila i tregon atë që duket si një bark i rrumbullaksour.

Dhe sikur të mos mjaftonin fotot e dyshimta, “Hollywood Life” raporton se, si kurrë më parë, miqtë e çiftit të famshëm kanë heshtur teksa janë pyetur nëse lajmi i shtatzënisë është i vërtetë, ndryshe nga herët e tjera, kur e kanë mohuar menjëherë ose kanë qeshur me këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?