Këngëtarja maqedonase akuzon rëndë Taynën

Kur reperja Tayna, lançoi këngën e saj të dashurisë “Sicko”, të shkruar nga vetë ajo, rivalja e saj Arta Memedi hodhi dyshime se ky ishte një dedikim personal. Arta e akuzoi Taynën se i kishte marrë të dashurin, Rinor Hykollin, i cili u bë menaxheri i Taynës kur ata ishin në një lidhje. Titulli i këngës mendohet të jetë një pseudonim që ajo i ka vendosur të dashurit të saj.

Arta e pyetur në intervistën e saj, u shpreh se Rinori e ka tradhtuar atë me Taynën, në kohën kur u bë menaxheri i artistes. “Mendoj se iniciatori mund të jetë edhe Rinori, për shkak se pas ndarjes sonë ka tentuar me u bashku, ka bërë tentativat e veta me mua. Por unë jam larguar sepse nuk mund të vazhdoja, kur njeriu me të cilin unë kam punuar i ka dhënë hapësirë dikujt tjetër. Rinori më ka tradhtuar nga ana profesionale dhe personale me Taynën. Meshkujt, ndodh tradhtojnë, por tradhtia nga ana profesionale më ka prekur më shumë”.

“Lufta e ftohtë” në distancë që Arta i ka shpallur Taynës nuk mbeti me kaq. Ajo ka shpërthyer sërish kundër këngëtares këtë javë. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ajo ka vijuar më tej me sulmet, duke e quajtur këngëtaren “thjesht një kukull”, një koment ky pas këngës “Shote Galica”, e konsideruar si diss për Taynën.

SHKARKO APP