Këngëtarja publikon këngën e parë që pas aksidentit
Këngëtarja Carrie Underwood ka publikuar këngën e parë të saj që pas aksidentit që pësoi në nëntor.
‘Cry Pretty’ është kënga e parë e albumit të saj të ardhshëm.
Ajo është parë disa herë në publik që kur u rrëzua në shtëpinë e saj në Nashville. Këngëtarja pësoi 40 deri në 50 qepje në fytyrë dhe theu kyçin e dorës.
Në prill Underwood performoi “Cry Pretty” në Academy of Country Music Awards.
Albumi i saj “Cry Pretty” pritet që të publikohet në shtator.

KOHA JONË SONDAZH

