Këngëtarja seksi shqiptare publikon FOTO nga fejesa romantike…si i tha ‘po’ të dashurit?

Ky vit padyshim ka qenë i mbushur me dasma, lidhje shtatzëni edhe fejesa VIP.

Më e fundit që na ka surprizuar ka qenë fejesa e modeles dhe këngëtares së njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj. Ajo i tha po partnerit të saj në qytetin romantik të Pragës, të quajtur ndryshe “Parisi i Evropës lindore”.

Afërdita ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga ky çast i rëndësishëm në jetën e saj, ku shohim Jacobin e gjunjëzuar dhe me unazën e fejesës në duar, duke i propozuar asaj për martesë.

“Mbrëmja e shkuar ishte kaq magjike, burri i ëndrrave të mia, dashuria e jetës time më propozoi martesë! Mezi pres të kaloj të gjithë jetë time më ty. Përgjithmonë mbreti im! 21.12.2017,” – përfundon Afërdita.

Modelja dhe partneri i saj kanë kaluar shumë vite lidhje dhe tashmë e kanë konsoliduar këtë marrëdhënie.

SHKARKO APP