Këngëtarja Selena Gomez probleme me shëndetin mendor

Selena Gomez po merr trajtim të shëndetit mendor  për shkak se nuk është mirë nga gjendja emocionale.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme është shtruar në spital dy herë gjatë dy javëve të fundit, raporton  TMZ.

Incidenti i parë ndodhi në shtëpinë e saj Studio City në javën e fundit të shtatorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo u dërgua në Cedars-Sinai ku qëndroi për disa ditë, para se të shkonte në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë në fund të javës së kaluar Selena u shtrua në spital për të njëjtin problem, por këtë herë reagoi shumë më keq.

Sipas TMZ Gomez u përpoq të largohej nga spitali por mjekët këmbëngulën se ajo nuk mund ta bënte për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.

Këngëtarja më pas u dërgua në një spital psikiatrik në Bregun Lindor, ku aktualisht po merr trajtim mjeksor.

Më 24 shtator, Selena njoftoi se po bënte pak pushim nga mediat sociale.

Në shtator, u raportua se ish i dashuri i saj Justin Bieber u martua me modelen Hailey Baldëin.

Kjo mendohet se është edhe një nga arsyet se pse Selena ka shfaqur probeme emocionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?