Këngëtarja shpenzon mijëra euro për një veshje (FOTO)
Këngëtarja Nora Istrefi është ndër këngëtaret më të mira dhe më të komentuara shqiptare në rrjetet sociale. Ajo gjithmonë tërheq vëmendjen e fansave edhe për stilin e veçantë në veshje që e tregon vazhdimisht nëpër foto.
Së fundmi, ajo ka pozuar e veshur me një bluzë neon të kombinuar me xhinse, atlete dhe një çantë të markës Ysl. Faqja ”Whattheywearin” në Instagram, ka zbuluar shifrën marramendëse që këngëtarja ka shpenzuar për këtë veshje.
Bluza Zara kushton 20 euro, çanta YSL 2105 euro, syzet celine 305 euro, atletet Channel 750 euro dhe rripi Gucci 350 euro. Pra në total, këngëtarja ka shpenzuar plot 3530 euro.
https://www.instagram.com/p/Bm8Cb3pHDJJ/?taken-by=whattheywearin
KOHA JONË SONDAZH

