Këngëtarja shqiptare flet për herë të parë për të dashurin, në 2018-ën do të …(Foto)

E njohur për zërin e veçantë dhe profilin e zgjedhur artistik, të cilin ka dashur ta përfaqësojë gjithmonë me dinjitet, Marsela Çibukaj ka spikatur ndër shumë këngëtare që, ndryshe nga ajo, preferojnë të përdorin edhe “aksesorë” të tjerë për të qenë në qendër të vëmendjes.
Untitled-2
Këngëtarja ka qenë e ftuara e radhës së emisionin” Pop Culture” në Top Channel, ku përvec të tjerash ajo u pyet nga moderatorët në lidhje me jetën e saj sentimentale dhe si po i shkonin punët me të dashurin.

“Mirë mirë shkojmë, është djalë shumë i mirë”- ka thënë këngëtarja. Më pas në monitor shfaqet një foto e Marselës më një djalë. I pyetur ngamoderatorët se kush është djali në foto këngëtarja thotë se quhet Emanuele është një shok shumë i ngushtë dhe njihen prej shumë vitesh.

Nga sa la të kuptohet ai është një djalë italian, jetopn në Romë dhe merret me muzikë. “Ky është Emanuele dhe është një shoku im shumë i ngushtë. Kemi shumë vite që njihemi, është këngëtar një poet underground i muzikës në Romë. Kur të vij momenti do t’ju sjellë llokumet. Kemi akoma kohë, e kemi lënë për këto propozimet”- thotë Marsela duke qeshur.

SHKARKO APP