Këngëtarja shqiptare me famë botërore vjen për herë të dytë në Tiranë. Erion Veliaj zbulon surprizën

Pas koncertit madhështor që dha në Kosovë më 17 shkurt me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë këngëtarja shqiptare e njohur në mbarë botën Rita Ora vjen në Tiranë më 3 qershor. Lajmin e ka dhënë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me një postim në Instagram.

A jeni gati? Jam shumë i lumtur që do të mirëpresim @RitaOra në 3 Qershor në Tiranë, për një super koncert në sheshin “Skënderbej”. Kjo verë nuk do të harrohet kollaj!- shkruan Veliaj në postim të cilin e shoqëron dhe me foton e këngëtares shqiptare.

“Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora vjen në kryeqytetin tonë. Më herët këngëtarja shqiptare dha një koncert me rastin e 100-vjetorit të Pararësisë së Shqipërisë në vitin 2012 në sheshin Nënë Tereza.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?