Këngëtarja shqiptare merr propozim për martesë në Pragë, ja momenti emocionues

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Afërdita Dreshaj i la të gjithë pa fjalë me postimet e saj kur i dashuri i kishte propozuar martesë.

Tashmë ajo na ka sjellë momentet nëpërmjet një video të postuar në Instagram, ku duket lumturia në fytyrën e saj.

Në një tarracë në Pragë, partneri e kishte mbushur me lule e qirinj dhe më pas ulet në gjunjë.

Afërdita përlotet dhe gjithë emocione i thotë ‘Po’! Ky mund të konsiderohet si një ndër propozimet më romantike që është bërë për personazhet e ekranit shqiptar, ndërkohë që nuk dihet kur do jetë ceremonia e martesës.

Partneri i saj është Jakup Kindl dhe është një sportist i famshëm i lojës hokej. FOTO

SHKARKO APP