Këngëtarja shqiptare rikthehet pas 6 vitesh në “Kënga Magjike”
Besa Kokëdhima pritet që ditën e sotme të prezantojë këngën e saj më të re në “Kënga Magjike”. Këngëtarja e njohur ka 6 vite që nuk merr pjesë në këtë festival.
Ditën e sotme para prezantimit Besa ka vendosur të zbulojë diçka më shumë rreth këtij projekti të ri, i cili duket se është mjaft i rëndësishëm për të. Ajo ka treguar se këtë herë do të rikthehet me një punim tërësisht të sajin, ndaj për Besën kjo këngë duhet të mbart shumë kuptim.
“Sot në orën 17:50 prezantoj një copëz shpirti në skenën epike të ‘Këngës Magjike’. Gjatë karrierës sime gjithnjë kam qenë e përfshirë në proceset e krijimit, realizimit e çdo hapi të muzikës sime duke bashkëpunuar me artistë të mrekullueshëm, por këtë herë vij me një krijim tërësisht timin. ‘Histori’ është edhe rikthimi im plot emocion tek ju”, ka shkruar Besa në një postim në ‘Instagram’.