Këngëtarja: Unë dhe Sinani u mbyllëm në një dollap…

Është interesante ndonjëherë të dëgjosh histori të vërteta që përjetojnë këngëtarët shqiptarë në koncerte të ndryshme në botë. Në emisionin e Roza Latit “Why Not”, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka treguar sesi në Amerikë është “detyruar” të mbyllet në një dollap me Sinan Hoxhën.

Duke qenë se të dy janë duhanëpirës dhe temperaturat në Amerikë kanë qenë -17 gradë celcius, dhe në ambientet e brendshme nuk lejohet pirja e duhanin, Anxhela dhe Sinani kanë gjetur vendin “ e përshtatshëm” për të pirë duhan.

“E gjetëm dollapin bosh dhe hymë. Faktikisht në Amerikë nuk lejohet duhani, askund në ambientet e brendshme. Jashtë ishte -17 gradë celcius. Kështu që ne të dy gjetëm një dollap që ishte i hapur lart me tavan dhe hymë atje e pimë një cigare aty”,-tha Anxhela.

SHKARKO APP