Këngëtarja vishet njësoj si Luana Vjollca në “Kënga Magjike”

Duket se fustani i famshëm me të cilin Luana Vjollca tërhoqi gjithë vëmendjen e mundshme që nga muaji tetor është shndërruar në burim të vërtetë frymëzimi. Pas artistes serbe, Jelena Karleusa, e cila zgjodhi të njejtin model për kopertinën e revistës “Story”, tashmë një model pak a shumë i ngjashëm është parë mbrëmjen e djeshme në skenën e “Kënga Magjike”.

Elita Reçi ka performuar veshur me një model të përafërt, ku dallon materiali transparent dizenjuar me gurë të shndrritshëm. Në këtë paraqitje, Elita ka tentuar gjithashtu të imitojë peliçen e bardhë, shoqëruese të fustanit origjinal të Luanës. E njejta tentativë ka shkuar dhe për zgjatimin e mëngëve në formën e gjysmë-dorezave, një detaj interesant në versionin e punuar enkas për Luanën.

Ndonëse frymëzuar nga kombinimi që autorja e “Shiko Kush LUAN” ka zgjedhur më parë, kjo përshtatje duket se ka qenë një zgjedhje e mirë për Elitën, sepse vetë modeli i fustanit është i përshtatshëm për skenën dhe i shkon performancës së saj në “Kënga Magjike”.

SHKARKO APP