Kërkesa e burrit të ardhshëm, Marina e pranon për Getin

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca mesa duket do të martohen këtë verë sipas burimeve të sigurta të emisionit “Prive”. Çifti më i komentuar i shoëbizit që e deklaruan lidhjen e tyre të dashurisë para më shumë se dy vitesh, tashmë po përgatiten për organizimin e ceremonisë së dasmës më të madhe VIP këtë verë me të ftuar të rëndësishëm.

Përveç përgatitjeve për t’u veshur nuse, Marina po përgatitet të lërë drejtimin e programit “Procesi Sportiv”, që e prezanton prej vitesh në krah të Edi Manushit.

Mesa duket martesa e Marinës nuk do të jetë thjesht një ceremoni e bukur festive për t’iu gëzuar ditës më të bukur të jetës, të afërmit dhe miqtë, por do të jetë një kapitull krejtësisht i ri në jetën e prezantueses simpatike të “Top Channel”. Sipas gjasave ajo do të jetë një bashkëshorte që respekton dëshirat dhe kërkesat e burrit, pasi kujtojmë që Getoari i ka kërkuar asaj që në fillim të lidhjes të heqë dorë nga emisioni, me të ftuar kryesisht futbollistë.

Çifti që bashkëjetojnë në apartamentin e Getoar Selimit te “Kodra e Diellit” në Tiranë do të zyrtarizojnë lidhjen e tyre me celebrim. Nuk dihet sa të hapur do të jenë për mediat në publikimin e fotove apo videove nga dasma, pasi deri tani ata janë treguar diskretë. Marina dhe Getoari u prezantuan me familjet respektive duke u shpallur të fejuar në mënyrë të fshehtë, pa ndarë me ndjekësit asnjë foto.

Marina këtë vit feston 27 vjetorin, dhe më në fund do të jetë gruaja zyrtare e reperit më të pasur të Prishtinës, edhe pse ai me përkëdheli i drejtohet me fjalët “My wife” (gruaja ime).

Përveç pushimeve luksoze në çdo cep të botës, ata shpesh organizojnë festa familjare me të afërmit e tyre, fakt që tregon se ata ndihen si një familje. Nuk dihet se cila mund të jetë puna e re e Marinës edhe pse ajo nuk ka konfirmuar ende largimin nga “Procesi Sportiv”.

Ishte vajza modele Xhejmsi Dervishi që zbuloi të vërtetën, ndërsa u shpreh për mediat se është në bisedime për të zëvendësuar Marinën në emisionin sportiv. Ajo deklaroi para pak ditësh se ende nuk është vendosur nëse do të jetë ajo ose jo në krah të Edi Manushit, por nuk e fshehu faktin se i pëlqen përshtatet shumë mirë si format.

SHKARKO APP