Këto janë modelet më të nxehta për bikini këtë sezon veror
Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për sezonin e verës. Si çdo vit ne sigurohemi që të kemi në kohë të gjitha rrobat e plazhit, që do të na shoqërojnë gjatë muajve të nxehtë të verës.
Këtë verë do të mbizotërojnë stile të reja, dizajne moderne dhe kombinime të guximshme.
Me pak fjalë, puna juaj pritet të jetë e vështirë. E sigurt është se do vështirësoheni të vendosni midis këtij bollëku opsionesh.
Bikini të frymëzuara nga rryma e viteve ’60, me aksesorë, bel të lartë dhe trupore me motive mbresëlënëse pritet të mbushin raftet e dyqaneve.
Kujdes, çelësi për tu dukur sa më sexy është të gjeni masën e duhur për format tuaja trupore.
Sot ne mblodhëm trendet më në trend për këtë sezon, kështu që hidhini në sy!